Disa protestues janë shoqëruar në komisariat, pas përfundimit të protestës së Partisë Demokratike.

Bëhet me dije se përveç qutetarëve, në komisariat kanë mbërritur edhe një grup deputetësh. Më herët u raportua se si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë.

Ndërkohë, pas përfundimit të protestës, hetues të Policisë Kriminalistike kanë zbarkuar pranë godinës së Kryeministrisë për të mbledhur prova dhe për të dokumentuar dëmet e shkaktuara. Tncidentet erdhën pas fjalimeve të demokratëve, ku qytetarët kanë hedhur bomba molotov drejt Kryeministrisë.