Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së opozitës në Bulevard. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka dënuar atë që ai e cilëson si “përdorim të papranueshëm të simbolit kombëtar”.

“Përdorimi i flamurit kombëtar për të lajmëruar hedhjen e molotovëve është vula e turpit të një njeriu që e ka tradhtuar gjithmonë vendin e vet,” u shpreh ai.