Janë zbardhur detaje nga skenari i opozitës për protestën e thirrur në Tiranë më 23 dhjetor.
Tubimi i Partisë Demokratike është planifikuar të nisë në orën 17:00, teksa këtë herë pritet të marrë pjesë për herë të parë dhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u lirua nga arresti i shtëpisë.
Ndërkohë, mësohet se demokratët do ndjekin të njëjtin skenar si në protestën e fundit, duke bllokuar disa rrugë kryesore në kryeqytet. Mësohet se rrugët që do bllokohen janë rruga pranë Bashkisë së Tiranës, rreth-rrotullimi tek “Zogu i Zi”, sheshi “Wilson”, zona tek “Pallati me Shigjeta”, si dhe kryqëzimi tek “Rruga e Elbasanit”, pranë xhamisë së “Namazgjasë”.




