Partia Demokratike ka nisur mbrëmjen e sotme protestën e radhës kombëtare të thirrur para Kryeministria e Shqipërisë.
Pak para orës 19:00, kreu i PD-së, Sali Berisha, mbërriti në selinë blu, ku u prit nga mbështetësit demokratë.
Ndryshe nga protestat e mëparshme, këtë herë organizatorët kanë vendosur që të mos ketë podium apo fjalime politike, por vetëm marshim të protestuesve në rrugët e kryeqytetit.
Ndërkohë, Policia e Tiranës ka marrë masa të shtuara sigurie për garantimin e rendit dhe mbarëvajtjen e tubimit, duke bllokuar disa akse kryesore pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Më herët gjatë ditës, Berisha deklaroi se protestat janë “zëri më i fuqishëm i shqiptarëve dinjitozë”, ndërsa paralajmëroi se “vala e opozitës nuk do të ndalet”.
Po ashtu, Ambasada e Shteteve të Bashkuara u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes gjatë zhvillimit të protestës, duke paralajmëruar se situata mund të ndryshojë me shpejtësi.
