Deputetja e Partisë Socialiste, Zegjine Caushi, ka reaguar pas publikimit të një videoje nga protesta e opozitës para Kryeministrisë, ku shfaqet një i mitur me pllaka guri në dorë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Caushi e cilëson këtë situatë si tejkalim të çdo kufiri, duke theksuar se fëmijët duhet të mbrohen dhe jo të përfshihen në përplasje politike.
Ajo shprehet se prania e një të mituri në mes të protestës, i pajisur me sende të forta, është e papranueshme dhe e rrezikshme. Sipas saj, përdorimi i fëmijëve për qëllime politike apo mediatike nuk mund të justifikohet.
Deputetja socialiste e ka quajtur protestën jo një shprehje legjitime të pakënaqësisë qytetare, por një akt papërgjegjshmërie që cenon sigurinë e të miturve.
