Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka publikuar pamjet e pas-protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Në pamjet e publikuara shihen mbeturinat e hedhura në tokë, të cilat po pastrohen nga punonjësit.
“Një natë në kryeqytet, si metafora e fundit të një proteste që nisi për mbrojtjen e mjedisit dhe bitisi me ndotjen e vetvetes…”, shkruan kreu i qeverisë krahas videos së publikuar në rrjetet sociale.
