Gjatë protestës së zhvilluar mesditën e së shtunës përballë Kryeministrisë nga partia Shqipëria Bëhet, janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Kreu i partisë, Adriatik Lapaj, u pa ndërhyrë gjatë tensioneve, duke përdorur duart për të larguar një drejtues policie nga zona e nxehtë, në përpjekje për të menaxhuar situatën.

Sipas aktivistëve të partisë, incidentet nisën kur policia tentoi të heqë foninë dhe podiumin e ngritur për fjalimet e protestës.