Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me dhunë policore, nxënësit e shkollës Partizani kanë bojkotuar mësimin. Në protestën e djeshme që zgjati mbi 8 orë, studentët u përplasën me policinë.
Ndërkohë, sot në shenjë proteste gjimnazistë kanë refuzuar që të futen në mësim, ndërsa kanë qëndruar në oborrin e shkollës.
Sot është njoftuar në orën 14:00 një tjetër protestë nga studentët.
