Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët nëse protesta kombëtare, e thirrur më 22 dhjetor para kryeministrisë, do të jetë e dhunshme.

Nga selia blu, kreu i qeverisë theksoi se PD është forcë paqësore dhe se edhe diktaturën më të dhunshme kanë arritur që ta rrëzojnë në mënyrë paqësore. I pyetur për grevë, Berisha tha se “janë të gjitha opsionet e hapura”.

“Ne jemi forcë politike paqësore. Ne diktaturën më të dhunshme të kohërave e kemi përmbushur në mënyrë paqësore. Ka revolta paqësore. Nuk thashë se do të hyjnë në grevë deputetët, por janë të gjitha opsionet e hapura. Me Ramën, Shqipëria është në greminë. Të largohet Rama. Luftë thoshte zëdhënësi i Ramës.“– tha Berisha.