Familja e Sali Berishës është prezente në protestën e thirrur nga kreu i të PD-së. Argita Malltezi, vajza e Berishës, dhe Shkëlzen Berisha, djali i tij, janë filmuar në mes të qytetarëve duke ndjekur protestën e sotme. Zonja Malltezi ka reaguar gjatë marshimit duke e konsideruar protestën të qëndrueshme.

“Atje u hodhën fishekzjarrë, u kthye dhunë e pajustifikuar. E shoh protestën të qëndrueshme dhe shpresëdhënëse. Në çdo protestë njerëzit kanë ardhur në shesh, herë e fundit u hodh gaz në mënyrë kriminale”, tha Argita Malltezi gjatë protestës.