Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot shfuqizimin e ligjit për investimet strategjike. Deklaratën ai e bëri gjatë një konference për shtyp me gazetarët e mediave europiane në kryeministri. Sipas kryeministrit, ligji nuk shërben më dhe do prezantohet një dreft i ri, i konsultuar me Bashkimin Europian.
“Dëgjoni, ligji për investimet strategjike kurrë nuk ka qenë i padrejtë për të thënë këtë gjë fillimisht dhe shumë njerëz që flasin për këtë as nuk e dimë për ç’ flasin, por gjëja e mirë është që do ta lëmë jashtë sepse e ka përmbushur misionin e vetë dhe nuk ka rëndësi. Nuk është se po luftojmë për të, nuk është se do të themi që vlerësimi është i gabuar, thjesht do ta lëmë jashtë. Megjithatë, ligji për investime strategjike na ka ndihmuar të sjellim në këtë vend më në fund disa investime që përndryshe nuk do të kishin ndodhur. Tashmë nuk na duhet më një ligj për investime strategjike sepse kapitali po hyn dhe investuesit e mëdhenj po vijnë dhe në fakt nuk duan t’ja dinë për lehtësira. Duan natyrisht status të mbrojtur e kështu me radhë, por nuk kemi probleme me këtë. Kam përshtypjen që është pjesë e kuadrit negociator dhe po punojmë tashmë për një ligj të ri për investimet kështu që po punojmë me Bashkimin Evropian për këtë. Çdo gjë që bëjmë mbështetet te standardet e BE-së dhe kjo është diçka tjetër që është mjaft e qartë. Është mjaft e qartë. Shqipëria mund të ëndërrojë e të parafytyrojë e të imagjinojë çdo gjë që Shqipëria apo qeveria kërkon, por ka një garanci për të gjithë që nuk ka diçka të tillë si aktivitete që dëmtojnë mjedisin s’mund të ndodhin sepse duhet të jemi në përputhje me standardet e BE-së. Ja pse ju thashë që u bënë vite tashmë që në Europë nuk shihni më zhvillime apo ndërtime që dëmtojnë mjedisin. Jo sepse duan njerëzit t’i bëjnë edhe nuk lejohet, por sepse kjo është një botë turizmi krejt e re dhe që të konkurrosh është shumë e qartë. Nuk konkurron dot duke shpërfillur natyrën. Është e pamundur. Ja pse ndihem i zemëruar me të gjithë ata që nuk e kuptojnë se është bekim për Shqipërinë të sjellë 4 miliard euro dhe të bëjë diçka të jashtëzakonshme që do të jetë në ADN-në e saj një zhvillim mbështetur në natyrë. Ja pse zemërohem, por i zemëruar me veten natyrisht, jo me ju.“- thaRama.
