Katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas protestës së sotme në Tiranë, mes tyre dy protestues dhe dy efektivë policie, sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Tre prej të lënduarve janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës. Sipas njoftimit, një protestues vijon të jetë i shtruar, ndërsa një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali.
Ndërkohë, një tjetër efektiv policie është paraqitur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po kryen ekzaminimet e nevojshme.
Të dhënat janë paraprake dhe janë bërë publike nga Ministria e Shëndetësisë pas përplasjeve të regjistruara gjatë protestës së sotme në kryeqytet.
