Protesta e opozitës në sheshin para kryeministrisë, ka nisur me fjalimin e deputetit të PD-së, Belind Këlliçi. Deputeti ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke shtuar se mandati nuk është pronë, e nuk është as licencë për të vjedhur
Sipas Këlliçit, protesta e sotme nuk është një ritual politik por si misionarë dhe për të thënë të vërtetën.
“Qytetarëve që nuk e shitën dinjitetin, ju që denoncuat dhe qëndruat e folët atëherë kur ishte e rrezikshme, ja ku jemi dhe sa shumë që jemi. Mandati nuk është pronë, nuk është licencë për të vjedhur. Nëse e trajton vendin si plaçkë, populli do të përgjigjet. Atë që do të vendosim sot do të jetë precedentë të ardhmen.
Edi Rama duhet të japë dorëheqjen. Ai ka kohë që nuk është më kryeministër. Kur reziston dhe nuk i nënshtrohet asnjë pazari, ja kur vjen përmbysja, më e paimagjinueshmja. Ata që na shantazhonin sot shantazhohen mes tyre. Dorëheqje Edi Rama, dorëheqje dorëheqje”, tha Belind Këlliçi.



