Protestat e zhvilluara në Tiranë dhe në qytete të ndryshme të botës ku jetojnë e punojnë shqiptarë kanë tërhequr vëmendjen edhe në Parlamentin Evropian.
Gjatë një diskutimi të mbajtur në Bruksel, eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg u ndal te situata në Shqipëri, duke komentuar arsyet që, sipas saj, kanë shtyrë mijëra qytetarë të dalin në rrugë për të protestuar.
Ajo u shpreh se kërkesat e protestuesve janë të qarta dhe lidhen me nevojën për transparencë dhe përmirësimin e kushteve të jetesës.
“Shqiptarët kanë dalë në rrugë dhe kërkesat e tyre janë të qarta. Sigurisht që ata duan zhvillim ekonomik, por jo me çdo kusht. Për sa kohë që nevojat bazë nuk plotësohen, si uji, shëndetësia dhe një pagë dinjitoze, ata kanë të drejtë të pyesin nëse burimet publike po shkojnë për qytetarët apo për një grup të privilegjuar”, deklaroi Strolenberg.
Eurodeputetja bëri të ditur gjithashtu se në fund të muajit qershor do të zhvillojë një vizitë në Shqipëri për t’u njohur nga afër me situatën dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
“Në fund të qershorit do të udhëtoj drejt Shqipërisë për të dëgjuar dhe për të gjetur ide që mund t’i marrim me vete, në mënyrë që të ndihmojmë”, u shpreh ajo.
Deklaratat e saj vijnë në një kohë kur protestat në Shqipëri dhe mobilizimet e diasporës shqiptare jashtë vendit kanë vijuar të tërheqin vëmendjen e opinionit publik dhe të institucioneve ndërkombëtare.
Dutch Member of the European Parliament, Anna Strolenberg on the anti-corruption protests in Albania:
— Admirim (@admirim) June 16, 2026
Albanians have the right to question whether public resources are going towards citizens or towards a privileged few.
I will travel to 🇦🇱 to listen and to see how we can help. pic.twitter.com/qmeBZvGX1Q
