Kundërshtimi ndaj projektit në Zvërnec ka mbledhur për të pestën ditë radhazi qindra qytetarë në qendër të Tiranës, në atë që organizatorët e cilësojnë si protestën me pjesëmarrjen më të madhe të regjistruar deri më tani.
Të mbledhur përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ndalimin e projektit në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Pjesëmarrësit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kauza e tyre dhe se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vijim.

Në përfundim të tubimit, qytetarët paralajmëruan se protesta e radhës do të zhvillohet të premten në orën 18:00 përpara Kryeministrisë, duke bërë thirrje për një pjesëmarrje edhe më të madhe në mbrojtje të Zvërnecit.


