Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjalimet e tyre në ditën e 69-të të protestës.

Me thirrje të forta kundër klasës politike dhe pankarta në duar, protestuesit kërkojnë largimin e menjëhershëm të qeverisë. Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë zgjedhur që të mos bëjnë negociata me to. Protestuesit shprehen se do të vijojnë të kërkojnë largimin e kryeministrit dhe nisjen e hetimeve nga SPAK.