Protesta e studentëve shqiptarë në Shkup vijon të mbledhë mijëra të rinj, të cilët janë ngritur në mbështetje të gjuhës shqipe dhe të drejtave të saj në Maqedoninë e Veriut.

Sipas raportimeve nga terreni, situata është tensionuar gjatë tubimit, ku policia maqedonase ka ndërhyrë duke arrestuar tre studentë. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet zyrtare të ndalimit të tyre.

Ndërkohë, një grup studentësh shqiptarë që ishin nisur nga Tirana për t’iu bashkuar protestës nuk janë lejuar të hyjnë në Maqedoninë e Veriut. Burime bëjnë me dije se ata janë bllokuar në kufi dhe më pas janë kthyer drejt Kumanovës.

Protesta po zhvillohet nën masa të forta sigurie, ndërsa studentët kërkojnë respektimin dhe forcimin e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.