Protesta e studentëve në kryeqytet vijon mes tensioneve, ndërsa protestuesit janë zhvendosur në drejtim të rrugës së Dibrës, pas incidenteve të mëparshme në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku dëmtuan derën e institucionit dhe hynë brenda.

Situata është përshkallëzuar në hyrje të rrugës së Dibrës, ku protestuesit kanë dëmtuar semaforët, kanë djegur tabela reklamash dhe u kanë vënë flakën koshave të mbeturinave. Gjithashtu, disa prej tyre kanë hedhur gurë në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, në përpjekje për të përballuar situatën.