Tensione të shumta janë regjistruar në protestën e katërt radhazi në kryeqytet, e cila ka marrë përmasa të dhunshme. Nuk ka munguar nga ana e policisë as ditën e sotme dhuna ndaj protestuesve, mes tyre edhe të mitur ndër të cilët disa janë paraqitur në Spitalin e Traumës për të marrë shërbim mjekësor.
Mësohet se, forcat policore në terren kanë marrë masa shtes për të përballuar turmën e protestuesve që prej shumë muajsh dalin në rrugët e Tiranës për të kërkuar të drejtat e tyre, dhe duke kërkuar rrëzimin e klasës politike.
Gjatë tubimit një protestues ka mbetur i lënduar, ndërsa ka marrë ndihmë e parë nga protestuesit që ndodhen në shesh.
