Në ditën e pestë të protestës, një grup protestuesish janë mbledhur sërish para godinës së Ministrisë së Arsimit.
Kanë nisur tensionet e para në protestën para Ministrisë së Arsimit. Protestuesit me maska shkulën kangjellat e trotuarit pranë godinës së ministrisë dhe i vendosin në mes të rrugës.
