Partia Shqipëria bëhet denoncon se një prej protestuesve të tyre, është dhunuar nga policia në protestën para Kryeministrisë.
Sipas tyre thuhet se personi në fjalë ka thyer këmbën pas përplasjes me policinë.
Ndërkohë, ambulanca ka mbërritur para Kryeministrisë dhe ka transportuar burrin drejt spitalit.
