Kryedemokrati Sali Berisha ka dalë nga banesa dhe pritet t’i bashkohet protestës pasditen e sotme. Mësohet se Berisha ka dalë nga banesa dhe i është drejtuar protetesës në këmbë.
Sali Berisha thotë se kërkesa e vetme e kësaj proteste është dorëheqja e kryeministrit Rama dhe Belinda Ballukut. Berisha tha se ky është hapi i parë për të ecur drejt një qeverie teknike, ndërsa pretendoi se protesta nuk ka lidhje me thirrjen e tij në SPAK për 21 janarin.
Përballë kryeministrisë është vendosur një podium i vogël, ku pritet të mbajnë fjalime figura të politikës por edhe qytetarë të thjeshtë. Foltorja para kryeministrisë pritet të vendoset 1 herë në javë.
Në protestë janë thirrur qytetarët e të gjithë vendit dhe është e para që mbahet përballë zyrës së Edi Ramës, që pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit. Protesta, sipas demokratëve, nis për shkak të marrjes si e pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, por motivi shkon edhe më tej: krijimi i një foltoreje paralele me atë Kuvendit për të diskutuar për çdo problem që refuzohet sipas tyre të diskutohet në hapësirën parlamentare.
