Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”do të mbahet sot protesta kombëtare e thirrur nga Partia Demokratike. Ndërsa protesta do duhej të kishte nisur në ora 18:00, ende po grumbullohen qytetarë.
Vetë lideri i PD, Sali Berisha ndodhet ende në seli, por në shesh është parë vajza e tij dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.
Kjo është protesta kombëtare e thirrur nga Berisha, pas disa foltoreve të mbajtura në mënyrë të përjavshme jashtë zyrës së Edi Ramës. Në këtë protestë janë vënë në gatishmëri mbi 1300 forca policore Forcat Shqiponja, dhjetëra agjentë civilë si edhe 5 autobotë.




