Një moment shqetësues është regjistruar gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ku një vajzë 5-vjeçare është humbur mes turmës së protestuesve.

Një nga folësit në tubim u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse e shohin të miturën, ta shoqërojnë pranë këndit të lojërave para Piramidës, ku po e presin familjarët e saj.

“Ju lutem, një vajzë 5-vjeçare me bluzë të kuqe. Kush e sheh, ta dërgojë te këndi i lojërave para Piramidës në bulevard. Faleminderit”, u shpreh ai përmes megafonit.

Familjarët dhe organizatorët e protestës kanë kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen sa më të shpejtë të së miturës.