Janë liruar 21 nga 23 personat e shoqëruar nga Policia pas protestës së zhvilluar një ditë më parë para Kuvendit. Sipas informacioneve paraprake, nga 23 protestuesit e shoqëruar vetëm dy persona janë arrestuar, ndërsa 21 të tjerët do të hetohen në gjendje të lirë.
Shoqërimet u kryen gjatë ndërhyrjes së Policisë në protestën e zhvilluar para Kuvendit, ku u regjistruan përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe efektivëve. Ndërkohë, për dy personat e arrestuar vijojnë procedurat ligjore, ndërsa pritet zbardhja e plotë e rrethanave dhe veprimeve të ndërmarra gjatë protestës.
