Ditën e sotme pritet të zhvillohet protesta e radhës para Kuvendit, teksa brenda godinës do të mbahen seanca parlamentare. Forca të shumta policie kanë rrethuar gjithë perimetrin e zonës së Parlamentit, ndërsa janë vendosur edhe mjete të posaçme sigurie, përfshirë një autoblind dhe një autobot me ujë. Aktualisht, nuk lejohet kalimi brenda korridorit të rrehtuar nga policia.

Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në ambientet e Kuvendit rreth dy orë përpara nisjes së seancës, për të shmangur ndonjë përplasje të mundshme.