Erion Veliaj ka reaguar në Facebook në mbeështetje të protestës që po zhvillohen në sheshin Skënderbej në mbështetje të UÇK-së.

“Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në sheshin Skënderbej!”, shkruan Veliaj.

Postimi i plotë:

Një padrejtësi diku, shpejt kthehet në padrejtësi kudo! Për mikun tim e të Tiranës, Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij, të gjithë sot në sheshin Skënderbej! Jam aty me mendje dhe me zemër me të gjithë ju!