Kryeministri Rama ka dalë në një lidhje live në Facebook për të shpjeguar detaje të asaj që ai e quajti “Paketa e Rezistencës” me qëllim përballimin e pasojave të krizës nga rritja e çmimeve.

“Rama tha në fillim të fjalës së tij se i vinte turp që Shqipëria ishte vendi i parë i NATO-s ku protestohej për pasojat e luftës në Ukrainë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se qeveria paguan tani 80% të faturës reale të çmimit të energjisë elektrike për shkak të rritjes së madhe të çmimeve të saj në bursë.

“Shqipëria është vend i NATO-s ku protestohet për pasoja e para të luftës në Ukrainë. Kërcimi i lartë i çmimit të naftës është pasojë e luftës dhe këtë e mohojnë vetëm ata që bëjnë sikur nuk kuptojnë. Që kjo qeveri nuk ka pritur luftën apo protestat që të tregojë ndjeshmërinë e saj. Këtë e tregon më troç se çdo gjë tjetër fatura juaj e energjisë. Fatura e energjisë në çdo familje shqiptare dhe çdo biznesi të vogël” – tha Rama.