Në kryeqytet ka nisur dita e 16-të e protestës qytetare, ndërsa qytetarët janë grumbulluar sërish në sheshin “Skënderbej”.
Gjatë momentit të mbledhjes së protestuesve, aktivisti Alben Kola ka bërë publike emrat e nismëtarëve të kësaj proteste.
“Tre personat nismëtarë që njihemi me letra nga policia janë: Luçiana Kokaj nga Rrjolli, Alben Kola nga Kukësi dhe Arlinda Lleshi nga Lezha”, deklaroi ai para qytetarëve të mbledhur në shesh.
Protesta vijon në ditën e saj të 16-të, ndërsa pritet të zhvillohen edhe fjalime dhe marshime në zonat kryesore të kryeqytetit.
