Protesta studentore në Tiranë ka lënë pas dëme materiale edhe te Drejtoria e Arkivave, me xhama të thyer dhe copa xhami të shpërndara në tokë.

 Përveç dëmeve të shkaktuara, protestuesit kanë bllokuar edhe rrugën, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe krijimin e radhëve të gjata të trafikut.