Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj është proceduar sërish nga policia ditën e sotme për protestën para Kryeministrisë. Mësohet se Lapajn është proceduar dhe aktivistja Edona Haklaj.

Ata akuzohen nga policia për veprat penale ‘Pushtimi i tokës’ si dhe organizimi në grumbullime të paligjshme. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1: -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. L., E. H. dhe A. B., për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”