Protesta është zhvendosur në afërsi të godinës së Parlamentit, ku përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë përshkallëzuar situatën.

Në drejtim të efektivëve të policisë janë hedhur bomba molotov, duke shtuar tensionet në zonë. Ndërkohë, forcat e rendit vijojnë të jenë të pranishme në terren, në përpjekje për të mbajtur situatën nën kontroll.

Situata pranë Parlamentit mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vijon mes përballjeve me policinë.