Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë, përgatiten për përballje me policinë

Protestuesit që ndodheshin pranë Ministrisë së Arsimit janë zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, ku i pret një rresht efektivësh të vendosur në formë gardhi për të mbrojtur institucionin.

Në përpjekje për të krijuar një pozicion përballë forcave të rendit, protestuesit kanë marrë strukturat metalike të stacionit të urbanit dhe i kanë afruar pranë vijës së policisë.

Ndërkohë, në zonë raportohet se ata kanë nisur të mbledhin edhe gurë, të cilët mund të përdoren për të goditur efektivët ose godinat institucionale, duke shtuar tensionet në protestë.