Protesta e zhvilluar në kryeqytet ka vijuar me lëvizjen e pjesëmarrësve në disa zona të Tiranës. Ndërsa një pjesë e protestuesve kanë qëndruar pranë godinës së Kuvendit, të tjerë janë larguar nga zona duke marshuar drejt Pedonales.
Një grup i konsiderueshëm qytetarësh, i udhëhequr nga Arbër Kola, ka vijuar marshimin nëpër qendër të kryeqytetit. Pas largimit nga Kuvendi, protestuesit janë ndalur përpara Ministrisë së Brendshme, ku kanë vijuar tubimin.
Ndërkohë, situata pranë Kuvendit është shoqëruar edhe me momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë. Gjatë përplasjeve, disa prej pjesëmarrësve kanë hedhur letra higjienike në drejtim të efektivëve të vendosur në perimetrin e sigurisë.
Protesta vijon në disa pika të kryeqytetit, me pjesëmarrësit të ndarë mes zonës së Kuvendit dhe pjesës tjetër të qendrës së Tiranës.
