Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në foltoren e Kuvendit, por deputetët e opozitës kanë reaguar menjëherë duke u ngritur në këmbë dhe duke i kthyer shpinën, në një akt simbolik të bojkotit.

Kjo skenë ka shkaktuar tensione të menjëhershme në sallë, ku kreu i Kuvendit, Niko Peleshi, i ka kujtuar deputetëve opozitarë Rregulloren e Kuvendit dhe Kodin e Etikës, duke i paralajmëruar për pasojat e këtij veprimi.

“Po cënoni imazhin e Kuvendit!” ka thënë Peleshi, duke i cilësuar veprimet e opozitës si një “koreografi” që nuk është në përputhje me rregullat dhe etikën e sjelljes parlamentare.

Ky bojkot simbolik nga opozita vjen në një moment të nxehtë politik, ku debate të forta janë zhvilluar rreth çështjeve të rëndësishme si ligjet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe projektligjet që po shqyrtohen në Kuvend.