Situata aktuale me protestat dhe mesazhet që duhet të përcjellin drejtuesit politik të PS bashkë me ministrat. Sipas asaj që mëson gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, kjo është çfarë është diskutuar pak më parë mes Edi Ramës, drejtuesve politik dhe disa ministrave. Rama kërkon prezencë të shtuar të deputetëve në terren për të adresuar shqetësimet e qytetarëve.
Protestat vazhdojnë prej 24 ditësh në Tiranë, me qytetarët që mblidhen në sheshin “Skënderbej”, marshojnë drejt Kryeministrisë dhe më pas marshojnë në rrugët e kryeqytetit./ Top Channel
