Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të largohet nga detyra, pavarësisht protestave që kanë përfshirë kryeqytetin prej tri ditësh dhe që janë shoqëruar me tensione e përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe forcave të policisë.
Në një reagim me shkrim për agjencinë ndërkombëtare të lajmeve Reuters, kreu i qeverisë ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes, duke theksuar se aktet e dhunës nuk mund të pengojnë aspiratën e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.
Prej tri ditësh, mijëra studentë dhe qytetarë janë mbledhur në rrugët e Tiranës, ndërsa protestat kanë ardhur duke u përshkallëzuar.
Situata më e tensionuar u regjistrua gjatë tubimit të së mërkurës, kur demonstruesit u përplasën me efektivët e policisë. Gjatë protestës u raportuan gjithashtu zjarre në godina qeveritare, duke rënduar më tej situatën në kryeqytet.
Pavarësisht presionit të protestave, Rama ka sinjalizuar se do të vijojë të qëndrojë në krye të qeverisë, duke e lidhur qëndrimin e tij me ruajtjen e stabilitetit dhe vazhdimin e procesit të integrimit europian
