Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka ndarë në rrjetet sociale një intervistë të sajën të publikuar në Financial Times, ku flet për situatën aktuale në vend dhe sfidat e brezit të ri.
Bashkangjitur postimit, Koçeku është shprehur se brezi i ri duhet të luftojë për ta bërë vendin më të jetueshëm, dhe jo për të kërkuar një jetë më të mirë jashtë tij.
“Në këtë artikull, në Financial Times, kam shpreh atë që e kam ndje prej kohësh dhe që e kam përjetu edhe si histori personale: lufta e brezit tonë nuk asht me kërku nji vend tjetër ma të mirë për me jetu, por me e shndërru në ma të jetueshëm vendin të cilit i përkasim”, shkruan ajo.
Postimi i deputetes ka marrë reagime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar mesazhin e saj lidhur me emigracionin dhe të ardhmen e të rinjve në Shqipëri.
