Protestuesit në Elbasan janë mbledhur sërish këtë mbrëmje, duke vijuar tubimet kundër qeverisë, ashtu siç kishin paralajmëruar më herët.
Protesta është zhvilluar edhe gjatë paradites, ndërsa tubime janë raportuar gjatë ditës edhe në qytete të tjera të vendit, përfshirë Shkodrën, Korçën dhe Durrësin.
Ndryshe nga këto qytete, në Elbasan qytetarët kanë vendosur të rikthehen në shesh edhe në orët e mbrëmjes, duke vijuar marshimin në rrugët e qytetit.
Në zonën ku janë grumbulluar demonstruesit janë dislokuar forca të shumta policie, të cilat po ndjekin nga afër zhvillimet.
Situata vijon të monitorohet nga autoritetet, ndërsa protesta në Elbasan është pjesë e lëvizjes që është shtrirë në disa qytete të vendit.
