Teksa kanë ngelur dhe pak orë nga protesta madhështore që do të mbahet para Kryeministrisë, këtë të shtunë, autokolona e mjeteve të diasporës që po vijnë në vendin tonë nga veriu ka mbërritur në Lezhë.
Kjo është protesta e 35 ku qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, hetimin e tij.
Po ashtu kërkesat janë për një sistem të ri politik dhe pas dorëheqjes së qeverisë të krijohet një ekzekutiv tranzitor apolitik që të përgatisë vendin për zgjedhje të lira.
