Edhe në Korçë ditën e sotme po mbahet protestë, na valën e protestave që po zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, që kundërshtojnë investimin në Zvërnec. Dhjetëra qytetarë janë bërë bashkë në pedonalen e qytetit, duke protestuar me thirrjet ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Ndërkohë kamerat kanë kapur edhe një moment të veçantë nga protesta, ku një grua nga Gjermania ka shpërndarë lule për gratë e tjera dhe për efektivët e Policisë.

“Jam nga Gjermania dhe kam dëgjuar për gjërat që po ndodhin. Mendoj që Shqipëria është për të rinjtë dhe nuk është në shitje”, tha gruaja që po shpërndante lule për mediat.