Paraditen e kësaj të diele pritet që qytetarët të dalin sërish në protestë, kundër rritjes së çmimeve.

Kjo është dita e pestë e tubimit të mijëra qytetarëve që kërkojnë nga qeveria të ndërhyjë në uljen e çmimeve të naftës dhe të ushqimeve. Protestat kanë përfshirë disa qytete të vendit.

Të shtunën, në kryeqytet, protesta u mbyll pas tre orë e gjysmë. Qytetarët lanë takim ditën e diel në orën 11:00 pasi kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të realizohen.

Një ditë më parë, qytetarët u mblodhën rreth orës 11:00 para sheshit Skëndërbej dhe marshuan drejt kryeministrisë.