Disa persona kanë dalë në protestë në Yrshek, Kashar, kundër heqjes së mbikalimit, duke u detyruar të ecin kilometra të tëra në këmbë dhe duke vështirësuar ndjeshëm vajtjen në punë.

Ata shprehen se mungesa e mbikalimit ka krijuar vështirësi serioze në lëvizjen e përditshme dhe rrezik për sigurinë e tyre.

Protestuesit kërkojnë gjithashtu përshpejtimin e punimeve në zonë dhe rikthimin e një zgjidhjeje që lehtëson qarkullimin e banorëve.

Top Channel