Banorët e zonës historike të qytetit të Durrësit, që preken nga projekti TID, që sipas tyre ju shemb shtëpitë për t’i kthyer në lulishte, kërkojnë të ndalen procedurat e shpronësimet
Kundërshtitë e banorëve që preken nga projekti TID kanë mbërritur edhe në dyert e Gjykatës Administrative dhe SPAK-ut, por gjyqësori nuk e ka pranuar sigurim padinë e banorëve. Nga ana tjetër, SPAK ia ka përcjellë çështjen Gjykatës Administrative.
Gjatë tubimit në sheshin qendror të qytetit, qytetarët durrsakë që mbrojnë kauzën e familjeve të prekura nga projekti TID patën mundësi të firmosin peticionin kundër shpronësimeve, vlerën e të cilave e konsiderojnë të padrejtë./ Top Channel


