Banorët e Burimasit në Maliq kanë protestuar sërish sot, për të tretën herë brenda muajit, kundër projektit për furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë.
Këtë të hënë, banorët kanë dalë në protestë duke bllokuar rrugën dhe mjetet e Shoqërisë së Ujësjellës-Kanalizime që po punojnë për projektin. Protesta ëshë shoqëruar me tensione, pasi gjatë ndërhyrjes së policisë, janë regjistruar përplasje mes banorëve dhe efektivëve, ku njëri prej protestuesve humbi ndjenjat.
