Banorët e Durrësit, të prekur nga projekti i rijetëzimit “TID Durrës”, kanë protestuar sot para Bashkisë, duke kundërshtuar trajtimin e pronave të tyre me qira pa arritur dakordësim për shpronësim.
Protestuesit tentuan të ndalojnë mbledhjen e këshillit bashkiak, duke penguar hyrjen e disa këshilltarëve që mbërritën me vonesë.
Situata u tensionua, duke sjellë përplasje fizike dhe ofendime ndaj këshilltarëve, ndërsa policia ndërhyri me arrestime.
Kujtojmë se Bashkia e Durrësit ka lajmëruar banorët se më 16 shkurt duhet të largohen vullnetarisht nga banesat e tyre për të vijuar me realizimin e Projektit TID.
