Një protestues ka mbetur i plagosur rëndë gjatë protestës, pasi dyshohet se është qëlluar me plumb gome në zonën e barkut.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ka mbërritur në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas informacioneve paraprake, protestuesi po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota mbi rrethanat në të cilat u plagos.
Pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje për ngjarjen dhe gjendjen shëndetësore të tij.
