Pasi ditën e djeshme qytetarët paralajmëruan se do të zhvillonin protestë pranë selisë së Partisë Socialiste, takimi i Ramës me drejtuesit politikë dhe ministrat, nuk do të mbahet në selinë rozë. Kjo konfirmohet nga burime në PS. Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, me gjasë, takimi i parashikuar në orën 17:30 do të mbahet në Pallatin e Brigadave.

Një ditë më parë, nga sheshi i protestës, një prej pjesëmarrësve bëri thirrje për t’u mbledhur sot përpara selisë së Partisë Socialiste. Po ashtu, u kërkua përdorimi i vezëve për të goditur drejtuesit politikë dhe ministrat socialistë. E njëjta strategji veprimi si në protestat e shkuara, në fund të korrikut, përpara Parlamentit./ Top Channel