Protestuesit janë zhvendosur drejt rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë, ku kanë vendosur kazanë mbeturinash në mes të rrugës dhe u kanë vënë flakën, duke krijuar një barrikadë përballë forcave të Policisë.
Ndërkohë, efektivët kanë vijuar përparimin drejt zonës me forca këmbësore dhe një autobot uji, në përpjekje për të ndjekur lëvizjet e protestuesve dhe për të menaxhuar situatën e krijuar.
