Protestuesit e opozitës i janë drejtuar ish-Bllokut , edhe pse Policia e Shtetit kishte vendosur kordone me gardhe hekuri. Gazetarja e Top Channel Elda Menga raporton se gjatë marshimit drejt ish-bllokut janë hedhur flakadanë dhe molotovë, ndërsa janë dëmtuar dhe xhama të bizneseve buzë rrugës.
Protesta nisi para kryeministrisë, por sot nuk pati fjalime nga anëtarë dhe figura të PD, teksa Sali Berisha dhe deputetët u larguan menjëherë pas përshkallëzimit të situatës. Fillimisht u hodh molotov dhe fishekzjarrë drejt kryeministrisë, e më pas aksioni u zhvendos drejt godinave të ministrive, selisë së Ps-së dhe bashkisë.





